Rreth një orë nga fillimi i “Euro2020”: Turqi – Itali, formacionet zyrtare

Kampionati Evropian i futbollit “Euro2020” starton sonte në stadiumin “Olimpico” në kryeqendrën evropiane, në Romë.

Turqia dhe Italia do të jetë çifti i parë që do ta bëjë hapjen e Evropianit.

Kjo do të jetë përballja e parë dhe e fundit për ditën e sotme e cila është dita hapëse e këtij Evropiani.

Ballafaqimi ndërmjet Turqisë dhe Italisë starton nga ora 21:00.

Dy përzgjedhësit e kombëtareve tashmë kanë vendosur për përbërjet startuese.

Turqia dhe Italia bëjnë pjesë në Grupin A së bashku me Uellsin dhe Zvicrën.

FORMACIONET ZYRTARE:

TURQIA: Çakir, Çelik, Demiral, Soyuncu, Yokslu, Tufan, Karaman, Çalhanoglu, Yazici, Meras, Yilmaz

ITALIA: Donnarumma, Chiellini, Spinazzola, Locatelli, Jorginho, Insigne, Berardi, Immobile, Barella, Bonucci, Florenzi.