Çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në Kosovë janë rritur me nga një cent për ditën e mërkurë, sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).
Sipas çmimeve të përcaktuara nga ministria, një litër naftë do të shitet me çmim maksimal prej 1.70 euro, ndërsa benzina do të kushtojë deri në 1.55 euro për litër.
Çmimi maksimal i lejuar për një litër gaz është përcaktuar në 0.63 euro.
Rritja e çmimeve vjen në një periudhë të pasigurive në tregjet ndërkombëtare të energjisë, ndërsa çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar luhatje gjatë muajve të fundit.
Si pasojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në Kosovë kishte arritur deri në 1.91 euro për litër.
Çmimet maksimale të lejuara nga MINTI përcaktohen në baza ditore, në përputhje me lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.