Rritja e çmimit të rrymës – kryesuesi i Bordit të ZREE s’jep detaje: Kërkesa është në shqyrtim

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, tha se janë duke shqyrtuar kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë prej 7 për qind që në dhjetor u ka bërë KEDS-i, raporton Ekonomia Online.

Kërkesa tha ai pas shqyrtimit do të jetë në diskutim publik për dy javë, ku secili institucion i përfshirë ka të drejtë që të jap mendimin e tij lidhur me këtë çështje. 

“Në ueb faqen e ZRrE janë kërkesat e të licencuarve për shqyrtim të jashtëzakonshëm, aty ka një kërkesë për rritje të tarifave të energjisë elektrike. ZRrE e ka për obligim, si institucion i pavarur të shqyrtoj dhe vlerësoj aplikacionet e të licencuarve dhe pas shqyrtimit do të publikojmë”.

“… do t’i qesim në diskutim publik, sipas Ligjit janë dy javë ditë në diskutim publik. Kanë të drejtë secila palë të jap diskutimet e tyre”.

“ZRrE kemi hap shqyrtimin e jashtëzakonshëm. Aplikacionet janë publike dhe mund të shihni se sa është kërkesa për rritje krahasim për vitin e kaluar”.

Duke marrë për bazë që kërkesa është e jashtëzakonshme, për 45 ditë thotë ai do të përfundojë gjithçka.

“Shqyrtimi i jashtëzakonshëm, maksimumi zgjat 45 ditë ku ky proces duhet të përfundoj. Ne jemi në brenda afateve jemi duke bërë përpjekje që ky proces të përfundoj brenda afateve”.

“Po besoj që ju e dini që kriza ishte në gjithë Evropën. Po besoj që ajo nuk ishte e kënaqshme po ky ishte maksimumi që kemi bë edhe institucione”.

Para gazetarëve ai ka folur edhe për mbledhjen e parë për këtë vit duke sqaruar pikat e miratuara, raporton EO.

“Parametrat herc për furnizuesin me obligim të shërbimit universal në këtë rast është KESKO. Këta parametra janë për periudhë 3 vjeçare që përcaktohen dhe do të mbesin në fuqi e cila gjatë azhurnimeve vjetoreve meqenëse komponentët që varet prej tregut të energjisë ato do të azhurnohen ndërsa këto parametra do të mbesin më fuqi për periudhën 5 vjeçare”.

“Pikë tjetër tha ai ka të bëjë edhe me shqyrtimin e aplikacioneve të gjeneratorëve me vetë konsum që kanë të bëjnë me panele solare. Shumica prej tyre ishin biznese, se që ishin konsumatorë shtëpiak”.