Rritja e pacientëve me koronavirus, paralajmërohen tejkalime të kapaciteteve spitalore

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, ka paralajmëruar tejkalim të kapaciteteve në spitalet e Kosovës po të vazhdojë trendi i rritjes së pacientëve me COVID-19.

“Sot kemi 798 pacientë që po marrin shërbime në spitalet e përgjithshme dhe rajonale dhe klinikat për COVID. Nëse bëjmë një analizë statistikore, në më pak se një javë, brenda 18 dite të muajit mars, kemi një rritje të të hospitalizuarve prej 66%. Derisa më 1 mars kemi pasë 528 pacientë të shtrirë, sot kemi 270 pacientë më tepër”.

Krasniqi tha se nëse vazhdon kjo rritje mbase brenda muajit mars do të tejkalohen kapacitet e planifikuara.

Në mbledhjen e Komitetit për COVID-19, Krasniqi kërkoi që kjo situatë të m