Rudari: Jemi duke prirë në të gjitha vendvotimet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Nexhmi Rudari, është deklaruar për procesin zgjedhor që sot u zhvillua për të parin e Podujevës.

Rudari në një konferencë për media tha se sipas informacioneve që ka është duke prirë në të gjitha vendvotimet.

“Do të doja të falënderoja të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e LDK-së që kanë qëndruar me mua dhe më kanë përkrahur këto ditë.Presim rezultate të mira. Ende po vazhdon procesi i numërimit të votave. Ende nuk i kemi të dhënat e saktë, por sipas informacioneve jemi duke prirë në të gjitha vendvotime. Shpresoj që edhe kështu do të përmbyllet më një fitore të LDK-së”.