Rukiqi: Tubimet elektorale i bëjnë të pavlera masat anti COVID-19

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i ka quajtur hipokrizi premtimet e politikanëve për sundim të ligjit, derisa sipas ata vetë po e shkelin atë.

“Tubimet e fundit elektorale, me dhjetëra persona në hapësira të mbyllura, i bëjnë të pavlera, të gjitha masat kufizuese, për parandalimin e pandemisë”, është shprehur Rukiqi.

“Si mund të arsyetohet, tash e tutje, ndalesa për organizimin e ahengjeve dhe ngjarjeve? Si mund të arsyetohet kufizimi i orarit të punës?? Politikanët edhe qytetarët e tjerë janë të barabartë para ligjit. Hipokrizi e llojit të vet është që të njëjtit që premtojnë sundim të ligjit, të vazhdojnë natën dhe ditën ta shkelin ligjin”.