Rusia ndalon pjesërisht Facebook-un në territorin e saj

Rusia ka kufizuar aksesin në Facebook për shkak të pasojave të sulmit të saj në Ukrainë.

Nuk është e qartë se çfarë do të përfshijnë në të vërtetë ato kufizime – të cilat nuk duket se përbënin një ndalim ose mbyllje totale të faqes në Rusi.

Roskomnadzor, rregullatori i komunikimeve në vend, duket se ka sjellur kufizime në përgjigje të ndryshimeve të bëra nga kompania mëmë e Facebook, Meta.

Meta tha se do të etiketojë llogaritë e mediave në pronësi ruse, si një përpjekje për të kufizuar sasinë e dezinformatave në platformën e saj.

Por, autoritetet ruse thanë se kufizimet ishin “censurë” dhe akuzuan Facebook-un për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve të saj.

Meta ka thënë se po shton një numër masash që synojnë të ruajnë platformat dhe përdoruesit e saj të sigurt ndërsa situata në Ukrainë përkeqësohet, raporton Independent.