Sam Altman do të kthehet si CEO i OpenAI

Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, do të kthehet si Kryeshef Ekzekutiv vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga bordi, ka thënë kompania, raporton BBC.

Marrëveshja “në parim” përfshin instalimin e një bordi të ri, shtoi kompania e teknologjisë.

Kjo vjen pasi Altman u shkarkua të premten, duke shkaktuar një letër të hapur nga stafi i cili kërcënoi të jepte dorëheqjen nëse ai nuk kthehej në pozitë.

“Mezi pres të kthehem në OpenAI” tha Altman në një postim në rrjete sociale.