Horoskopi 22 nëntor 2023

Dashi-Planetët po ju çojnë në një cikël të ri. Së shpejti do të jeni në një “histori” të re. Do t’ju duhet të bëni një bilanc të asaj që keni mësuar në javët e mëparshme. Se kush jeni ju lidhet me shkallën e paqes që keni në jetën tuaj dhe nëse keni arritur ose jo të zgjidhni disa konflikte. Pa dyshim, ju keni një dhunti për të qetësuar situatat e tensionuara.

Demi-Sot do të jeni plot energji. Telefonojini një miku dhe nisni të festoni. Mos bëni komente të nxituara edhe pse mund t’ju vijnë spontanisht. Duhet të ruani qetësinë në mënyrë që marrëdhënia juaj në çift të mos dëmtohet. Shëndeti mund të ndikohet nga konsumimi i ushqimeve, të cilat stomaku juaj nuk i tret.

Binjakët-Sot romanca do të ketë një qasje më të lehtë, megjithatë do të keni të vështirë që të ndiqni zemrën apo logjikën. Nëse një lidhje e caktuar ju duket një opsion i mirë, nuk do ta keni problem që të shkoni drejt kësaj gjëje. Por nëse mendja ju thotë diçka ndryshe atëherë do të ishte më e zgjuar që të dëgjonit këtë të fundit.

Gaforrja-Ka shumë mundësi që dita të jetë shumë e zënë për ju. Mund të ketë vizitorë që do t’iu takojnë. Kjo mund të jetë koha për të rinovuar diçka tek puna ose shtëpia. Edhe pse do të jeni shumë aktivë gjatë ditës, do të shijoni çdo minutë që kalon.

Luani-Kjo periudhë shënon nisjen e një prej kohëve më të mira të vitit për ju. Në 3 apo 4 javët e ardhshme do të keni mundësi të shumta për të bërë gjëra të mrekullueshme. Shfrytëzojini mundësitë.

Virgjëresha-Nëse po përballeni me vështirësi, arsyeja mund të jetë pavendosmëria për të marrë vendime të vështira. Natyra e qetë dhe e dashur që ju karakterizon e bën të vështirë të tregoheni të prerë, ashtu sikurse i jep mundësinë të tjerëve t’ju manipulojnë. 

Peshorja-Një njeri më i madh në moshë do t’ju propozojë një ofertë pune tepër interesante që do të sjellë të ardhura të mira. Nëse ju ofrohet një mundësi udhëtimi pranoni pa hezitim pasi do të keni mundësinë për t’u takuar me klientë potencialë. Mos merrni vendime të nxituara dhe mos u përfshini në debate të kota.

Akrepi-Nëse ndiheni sikur nuk po bëni përparim të mjaftueshëm drejt qëllimeve tuaja, shfrytëzojeni këtë ditë për të korrigjuar qëllimin tuaj. Jeni i zhgënjyer me jetën tuaj të dashurisë? Ju mund t’i keni kushtuar shumë energji kohët e fundit pa parë shumë përfitime. Prisni edhe disa ditë përpara se të merrni ndonjë vendim drastik për të ardhmen.

Shigjetari-Një ditë ideale për të dashuruarit të cilët falë ndonjë organizimi do të kalojnë çaste të bukura dhe momente romantike. Beqarët të bëhen gati për ndryshime të mëdha në jetën e tyre. Do të keni vlerësime pas punës së madhe që do të bëni. Respekti i njerëzve ndaj jush do të rritet. Financat janë të mira

Bricjapi-Më në fund do të shprehni si ndjeheni për një person afër jush. Gjithnjë dëshironi që ta mbani veten të tërhequr duke u dukur sikur nuk keni interes për gjë. Sot do të dëshironi që të merrni mundësinë në dorë.

Ujori-Duhet të jeni të përgatitur për t’u përballur me sfidat që po vijnë. Bëhuni gati të shpjegoni çfarëdolloj gjëje që po ju pyesin. Përpjekjet do të zgjasin pak, por kjo do të vendosë themelet për një progres në të ardhmen.

Peshqit-Është koha që t’ua bëni të ditur atyre me të cilin jetoni dhe veçanërisht atyre me të cilët punoni se ky synoni të shkoni nga tani deri në fund të vitit. Mos lejoni askënd të minojë ambiciet tuaja. Qëndroni pozitivë.