Sezoni i pestë i “La Casa de Papel” thuhet se do të publikohet në gusht të këtij viti

Sezoni i ardhshëm i “La Casa de Papel” apo “Money Heist” – njëherësh i pesti dhe i fundit thuhet se do të dalë në gusht të vitit 2021.

Ky do të jetë sezoni i pestë dhe i fundit i serisë, siç e cekëm edhe më lart.

Krijuesit e serialit njoftuan se xhirimet ishin shtyrë për shkak të pandemisë me COVID-19.

La Casa De Papel (Foto: Forbes)

Datat e publikimit dhe platforma e sezonit të pestë të Money Heist:

Alex Pina është krijuesi dhe autori i dramës spanjolle, Money Heist, që u transmetua nё televizionin spanjoll Antena 3.

Është një seri e kufizuar që transmetohet për një sezon në dy pjesë. Ai u shfaq më 2 maj 2017 me dy pjesë të transmetuara dhe një pjesë të tretë të ardhshme.

Më 25 dhjetor 2017, pjesa e parë ishte premierë në Netflix, edhe pse u editua në 13 episode në vend të numrit origjinal të nëntë episodeve. Netflix lëshoi pjesën e dytë të sezonit më 6 prill 2018 dhe editoi gjashtë pjesët e mbetura në nëntë episode. Më 18 prill 2018, Netflix rinovoi serinë për një pjesë të tretë që pritej të lansohej në 2019. Më 19 korrik 2019, u publikua edhe pjesa e tretё.

Destinacionet e xhirimeve të Money Heist:

Sezoni i parë i serialit u xhirua në Madrid, Spanjë. Pak skena të sezonit të tretë dhe të katërt u xhiruan në Itali dhe Tajlandë. Seriali mori titullin “Seria më e mirë dramatike” në “Emmy Awards”. Kënga “Bella Ciao” ndërkohë u shndërrua në hit në të gjithë Evropën në 2018, në atë vit ishte bërë edhe seriali më i shikuar në platformën Netflix.

Aktorët e Money Heist, të sezonit të pestë:

Ursula Corbero në rolin e Silene Oliveira

Varlvaro Morte në rolin e Sergio Marquina

Itziar Ituno si Raquel Murillo

Pedro Alonso në rolin e Andres de Fonollosa

Alba Flores në rolin e Agata Jimenez

Miguel Herran në rolin e Anibal Cortes

La Casa De Papel (Foto: News Case)

Ngjarjet apo dramat e tilla misterioze tërheqin vëmendje të madhe duke përfshirë procese të ndryshme gjatë një serie si argëtim, përleshje e dashuri.