Shakhtari e mposht 2:0 Realin

Shakhtar Donetzku e ka mposhtur Real Madridin 2:0 sonte në xhiron e pestë të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Të dy golat klubi ukrainas i shënoi në pjesën e dytë. Dentinho (57’) dhe Manor Solomon (82’) shënuan golat për Shakhtarin.

Shakhtari e Real Madridi kanë nga shtatë pikë pas pesë xhirove. Grupin e kryeson Borussia Moenchengladbachu me tetë pikë nga katër ndeshje, ndërsa Interi është i fundit me dy pikë nga katër ndeshje. Gladbachu e pret sonte Interin.