Shaqiri flet pas dy asistimeve

Xherdan Shaqiri ishte protagonist në fitoren e Liverpoolit në FA Cup, ndaj Aston Villës 4:1.

Shaqiri që u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të përderisa iu deshën vetëm dy minuta për të asistuar te goli i shënuar nga Mane për 3:0.

Shaqiri asistoi edhe në minutën e 65-të kësaj radhe për Salahun që ngriti epërsinë në 4:1.

Është e rëndësishme të qëndrojmë pozitivë dhe të krijojmë sa më shumë raste, e kësisoj të shënojmë edhe më shumë. Kam punuar shumë për t’u rikthyer, tani jam shumë i lumtur që po luajë me skuadrën. Unë po mundohem që të ndihmoj bashkë lojtarët dhe të fitojmë ndeshjet”, deklaroi Shaqiri.

29-vjeçari këtë sezon është përballur me lëndime të shumta duke u paraqitur në vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin.