Shefi i Krimeve Ekonomike godet me veturë një fëmijë në Fushë Kosovë

Bashkim Spahiu, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka goditur me veturë një fëmijë sot në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast i është thyer këmba. 

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me Spahiun, por në momentin që e ka marrë vesh se për çfarë rasti është telefonuar, i njëjti e ka ndalur telefonin.