Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë, është nga Podujeva

Është shënuar të dielën viktima e parë nga koronavirusi, ai është nga Dumnica e Podujevës.

Burimet të afërta me familjen kanë thënë se plaku është babai i të infektuarit nga ky fshat që erdhi nga Italia.

“Ju njoftojmë se sot me 22.03.2020 ndërroi jete Baba jonë Halim Haliti, ju njoftoj për ceremoni te varrimit do te behet vetëm nga familja e ngushtë.

E di qe shumë familjare , miq, dhe shokëve qe ka pas baba për te marr pjesë ne varrim, po për shkak te situatës se fundit e cila është përhapë edhe ne Kosove dhe ruajtjes se shëndetit tuaj, varrimi do te behet vetëm nga ne familja e ngushte. Ju njoftojmë se te pame nuk do te mbahen, vetëm përmes te telefonit”, kanë njoftuar familjaret e tij, në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë të infektuar 30 persona me koranavirus dhe një i vdekur.