Shërohen edhe pesë pacientë me koronavirus në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka njoftuar se pesë persona të cilët ishin prekur nga koronavirusi, janë shëruar.

Ai siguroi se pesë pacient janë konfirmuar zyrtarisht të shëruar nga koronavirusi, pasi që atyre u ashtë bë dy herë testimi.

Vitia falënderoi stafin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për punën e tyre të jashtëzakonshme.

Tutje, pesë pacientë të tjerë janë infektuar me koronavirus në Kosovë. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 112. Ditën e sotme IKSHPK ka njoftuar për katër raste të reja me Covid-19.

Kujtojmë se një pacientë tjetër që ishte infektuar me koronavirus, ka disa ditë që është konfirmuar se është shëruar, e që e çon numrin e të shëruarve në pesë.