Shkëmbi prezantohet te Ballkani

Ballkani e ka prezantuar trajnerin nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi, të hënën, prezantim të cilin klubi nga Suhareka e ka quajtur shumë të rëndësishëm.

Shkëmbi ka ardhur te skuadra nga Suhareka vetë i treti.

Në njoftimin e Ballkanit është theksuar se ndihmës të Shkëmbit do të jenë Francesco Vitobello dhe trajneri kondicional, Alban Shala.

“Në takimin e sotëm është bërë njoftimi formal ndërmjet stafit të ri dhe futbollistëve, si dhe është shpalosur dinamika e ardhshme për sa i përket fazës përgatitore”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Pas prezantimit, Shkëmbi i ka nisur menjëherë përgatitjet për stinorin pranveror.

Bledi Shkëmbi do ta zëvendësojë të shkarkuarin, Ismet Munishi.

Trajneri Munishi e la Ballkanin në garë për titull, pasi suharekasit renditen në vendin e dytë me 38 pikë, vetëm tri më pak se Drita, që është e para.