Shkon në 38 numri i të prekurve me koronavirusi në Shqipëri

Shkon në 38 numri i të prekurve në vendin tonë nga koronavirusi, ku dy persona janë në terapi intensive në spitalin Infektiv.

Në përditësimin e të dhënave në lidhje me situatën e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri, Albana Fico, Drejtore e IShP bëri me dije se:

“Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste“.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

12 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.