SHKUK: 545 pacientë në trajtim në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

Sipas raportimeve të datës 3 maj 2021 nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe  spitalet e përgjithshme, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë në trajtim 545 pacientë nga SARS- COV-2.

438  janë të konfirmuar me koronavirus, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 419 janë në okisgjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 231 pacientë

13 prej tyre në gjendje të rënduar

171 të konfirmuar me SARS COV-2 pozitivë

194 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 93 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 37 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID, 13 pacientë + tre në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, katër pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, dy paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 314 pacientë

20 në gjendje të rënduar

267 të konfirmuar pozitivë

225 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 47 pacientë

Spitali i Gjakovës, 64 pacientë

Spitali i Pejës, 75 pacientë

Spitali i Gjilanit, 41  pacientë

Spitali i Ferizajt, 38 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 37 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë