Shoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci, ishte arrestuar në vitin 2017 për trafikim droge

Shoferi i autobusit që dyshohet shkaktoi dje aksidentin tragjik në Kroaci, D.L është dërguar sot në Prokurori i shoqëruar nga policia, shkruan Insajderi.

D.L preferoi të mbrohej në heshtje për incidentin e djeshëm, para zëvendësprokuroit të Qarkut, duke mos u përgjegjur në asnjë pyetje.

Pas kësaj, ai u urdhërua të paraqitet nesër para Gjykatës në Slavonski Brod në ora 9 të mengjesit, ku do të vendosen masat e ardhshme për mbajtje apo mbrojtje në liri.


Kjo nuk është hera e parë që D.L arrestohet nga Policia. I njëjti raportohet se ishte arrestuar në vitin 2017, nga Policia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Shkodrës në bashkëpunim, ku ishin sekuestruar 20 kg kanabis.

D.L ishte arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, E.B dhe E.M në autobusin e linjës Kosovë – Gjermani me targë 07 183 CE.

Policia u kishte kërkuar udhëtarëve të zbresin dhe të marrin bagazhet por në fund ishte konstatuar se dy çantat me kanabis, ishin “pa pronar”.