Shqipëri, 12 viktima dhe 557 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 948 testime për COVID-19 ku 557 persona kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit nga ky virus 12 persona kanë humbur jetën.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në tre spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, shtatë pacientë janë të intubuar.