Tërmeti me magnitudë 3.4 ballë ka goditur këtë të diel Shqipërinë.
Siç raporton A2CNN, tërmeti u regjistrua në afërsi të Vlorës, transmeton Klankosova.tv.
Sipas të dhënave, epiqendra e lëkundjes ndodhej rreth 17 kilometra në jugperëndim të Vlorës, me thellësi prej 4.4 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës, por nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.