Shtyhen afatet për pagesen e tatimit në pronë dhe deklarimin e të ardhurave personale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ka marrë vendimin lidhur me zgjatjen e afateve për kryerjen e obligimeve të tatimit në pronë, si dhe deklarimit të të ardhurave personale.

“Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve afati për paraqitjen e ankesave ndaj faturës së tatimit në pronë zgjatet deri më 31 maj 2022, kurse afati për pagimin e këstit të parë të tatimit në pronë zgjatet deri më 30 qershor 2022”, thuhet në një komunikatë për media nga kjo ministri.

Sipas ministrisë ky njoftim ka ardhur për shkak  të rëndësinë së  deklarimit të të ardhurave personale dhe informimit sa më të drejtë të qytetarëve lidhur me deklarim e të hyrave shtesë, bazuar në po të njëjtin Vendim është zgjatur afati për deklarimin të të ardhurave personale deri më datë 31 maj 2022.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në rritjen e efikasitetit në mbledhjen e taksave, ashtu që të mund të zbatohen politikat zhvillimore të Programit Qeverisës 2021-2025”,thuhet në komunikatë.