Sot dalin rezultatet për llotarinë amerikane, ky është linku ku mund t’i shihni ato

Mijëra shqiptarë që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane pasditen e kësaj të shtune do të marrin vesh dhe përgjigjen, nëse janë pjesë apo jo e listave fituese.

Përgjigjet e lotarisë do të dalin duke nisur nga ora 18:00, ku të gjithë aplikantët do të mund ti japin fund pritjes prej muajit tetor- nëntor 2021.

Ata do të mësojnë nëse janë përzgjedhur apo jo.

Pasi të hyni në faqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë kur keni bërë edhe aplikimin.

Në një njoftim të faqes zyrtare të Lotarisë Amerikane thuhet se të gjithë regjistruesit mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit mesditën e së shtunës dhe duhet ta ruajnë atë numër deri me 30 shtator 2023.

“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.

https://dvprogram.state.gov/?fbclid=IwAR3rc3Ul3Pj07IwJGGG2R_vgKmNP8mFKPDkx3lWUcyJDijpMVRwCZ2D_ktk