Sot ditë e acartë në Kosovë, kaq do të ulen temperaturat

Masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë kësaj jave.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore.

Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës.

Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jenë evidente.

Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme!.