Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, do të votohet për përzgjedhjen e një gjyqtari në Kushtetuese

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot për të vazhduar seancë plenare.

Deputetët do të mblidhen në seancë me fillim nga ora 11:00.

Në rend të ditës janë katër pika të papërfunduara nga seancat paraprake.

Rendi i ditës është si në vijim:

18. Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,

19. Propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

20. Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

21. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.