Sot moti me shi

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Ndërkaq, Prishtina Weather njofton se reshjet herë-herë do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë dhe lokalisht edhe mund të shkaktojnë përmbytje.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.