Sunny Hill Festival

Sot moti super i nxehtë, temperaturat deri në 35 gradë

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 dhe 18°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.