Sot në ora 08:00, Presidentja Osmani mban konferencë për media

Presidentja Vjosa Osmani, pritet të mbajë sot konferencë për media nga ora 08:00.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Kujtojmë se një ditë më parë, Osmani njoftoi se i ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese që synojnë mundësimin e zgjedhjes së presidentit nga qytetarët përmes votës së drejtpërdrejtë.