Sot protestohet në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot në Tiranë pritet të mblidhen qindra protestues në përkrahje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgim në Hagë.

Protesta do të mbahet nga ora 17:00 sheshi “Skënderbej” në Tiranë.
Protesta në Tiranë me moton “Liria ka emër, drejtësi për çlirimtarët” pritet të jetë ndër më mëdhatë ndonjëherë në përkrahje të krerëve të UÇK-së, me pjesëmarrje të qytetarëve, shoqërisë civile dhe figurave të njohura politike nga trojet shqiptare.

Qytetarët nga të gjitha trevat shqiptare po mobilizohen për të marrë pjesë në këtë tubim të cilin e shohin si detyrim moral dhe kombëtar ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri e sot po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Përkrahje për protestë kanë deklaruar politikanë të ndryshëm shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, teksa nga Kosova pritet të nisen rreth 60 autobusë me qytetarë që do t’i bashkohen protestës në Tiranë.

Ndërkaq, autoritetet në Shqipëri të enjten kanë deklaruar se ‘Rruga e Kombit’ do të jetë pa pagesë për qarkullim sot më 17 tetor për të gjithë qytetarët në shenjë solidarizimi me protestën.

Para kësaj në Tiranë, protestë në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së është organizuar edhe në Prishtinë dhe në Hagë.