Sot shënohet Dita Botërore e Inovacionit dhe Kreativitetit në Prishtinë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit organizon sot një ngjarje me rastin e shënimit të Dita Botërore e Inovacionit dhe Kreativitetit, me moton “Inovacioni dhe kreativiteti nxitës për një të ardhme të qëndrueshme”.

Aktiviteti do të mbahet nga ora 09:30 deri në 13:00 në ambientet e Hotel Emerald në Prishtinë.

Në këtë ngjarje pritet të diskutohen politikat dhe prioritetet strategjike në fushën e inovacionit dhe industrive kreative, si dhe të prezantohen iniciativa konkrete për zhvillimin e këtij sektori në vend.

Pjesë e aktivitetit do të jenë përfaqësues institucionalë, përfaqësues të sektorit privat, akademisë dhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët do të ndajnë përvojat dhe vizionet e tyre për avancimin e inovacionit dhe kreativitetit.

Organizatorët kanë ftuar edhe përfaqësuesit e mediave që të përcjellin këtë ngjarje, e cila synon të nxisë bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes ideve inovative.