Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Lipjan, ku mbeti një person i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur nga arma e zjarrit.
I riu që ka vdekur si pasojë e plagëve të marra është Dardan Gashi.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet sot, me fillim nga ora 18:00 në fshatin Tërbufc.
Policia ka bërë të ditur se dy personat që dyshohen për vrasjen e tij, janë në arrati.
![](https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/08/297394102_578554913995934_5920096761848469350_n.jpg)