Sot zhvillohen këto dy ndeshje në Euro 2020


Sot nisin ndeshjet e treta të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Dy ndeshjet e para që do të luhen ditën e sotme janë ato të Grupit A, ku edhe kuptohen skuadrat që do të kalojnë tutje.

Në fakt Italia që ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e para, tanimë e ka të sigurt kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Luftë e madhe do të zhvillohet mes tri Kombëtareve të tjera që janë ende në garë si Uellsi, Zvicra dhe Turqia.

Uellsianët përballen me Italinë në Stadio Olimpico në Romë dhe synojnë të marrin vetëm një pikë për ta siguruar vendin e dytë.

Ndërkohë ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet në stadiumin olimpic në Baku të Azerbajxhanit mes Turqisë dhe Zvicrës.

Fitorja eventuale e zviceranëve mund t’i dërgojë ata në raundin tjetër ose nga vendi i tretë ose nga vendi i dytë në rast se Uellsi humb me shumë gola epërsi.

Ndërkohë turqit ende shpresojnë në një mrekulli dhe kërkojnë që ta mposhtin Zvicrën dhe të presin fundin e fazës së grupeve për tu kualifikuar nga vendi i tretë, ku katër ekipet më të mira nga vendi i tretë kalojnë tutje.

Të dyja takimet e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 18:00.