Southampton barazon me Burnleyn, Broja shënon sërish

Armando Broja në çdo ndeshje po e konfirmon formën fantastike në të cilën po kalon. Sot, sulmuesi shqiptar pati startin e dytë në Premierligë dhe goli nuk mungoi.

Southampton luajti baraz 2:2 me Burnleyn në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë në Premierligë, shkruan Gazeta Express.

Cornet shënoi fillimisht për mysafirët në minutën e 13-të, teksa barazoi Livramento në të 41-tën.

Armando Broja përmbysi gjithçka dhe kaloi vendasit në epërsi në minutën e 50-të, por Cornet barazoi shtatë minuta më vonë, çka doli edhe rezultati i këtij takimi.

Kështu, Broja edhe njëherë e shpërbleu trajnerin për besimin e dhënë dhe po dëshmon që është rrugës për t’u bërë lojtar i klasit botëror.