Spanja dhe Belgjika do të përballen sonte nga ora 21:00 në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, në një duel që pritet të jetë ndër më të fortët e fazës eliminatore.
Spanja mbërrin në këtë sfidë pas fitores 1-0 ndaj Portugalisë në fazën e 1/8 së finales dhe ende nuk ka pësuar asnjë gol në këtë Botëror. Përzgjedhësi Luis de la Fuente e ka cilësuar Belgjikën si kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur deri tani skuadra e tij.
Në anën tjetër, Belgjika siguroi kualifikimin duke mposhtur Shtetet e Bashkuara me rezultatin 4-1. Përzgjedhësi Rudi Garcia beson se skuadra e tij ka cilësinë për të surprizuar favoritët, ndërsa sulmuesi Romelu Lukaku mbetet një nga armët kryesore të “Djajve të Kuq”.
Fituesi i kësaj përballjeje do të avancojë në gjysmëfinale, ku e pret Franca, e cila të enjten eliminoi Marokun me rezultat 2-0.