Sulmi në xhaminë e Tiranës flet imami Ahmed Kalaja (Video)

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Tiranë ku një person u fut në xhaminë Dine Hoxha dhe plagosi disa persona. Imam Ahmed Kalaja përmes një videoje ndonëse shfaqet i përlotur, shprehet se situata është nën kontroll. Në fjalën e tij me qëllimin për të ndarë qetësi Imam Kalaja uron që ky të mos ketë qenë akt terrorist.

“Një njeri i armatosur me thikë goditi besimtarët brenda xhamisë. Nuk u mjaftua me kaq por goditi edhe njerëzit në rrugë. Faleminderit zotit personi është arrestuar.

Situata është nën kontroll nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Shpresojmë të mos ketë qenë akt terrorist. Për punë orësh xhamia do të kthehet në gjendjen e saj të më përparshme. Janë plagosur disa vëllezër punonjës të xhamisë dhe besimtarë”, u shpreh Imam Kalaja.