Sulmohet me armë zjarri banesa e një zyrtari policor

Të premten rreth orës 20:35, një person ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës, pronë e një zyrtari policor, nga një predhë e armës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit, raporton Klan Kosova.

“Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.