Superliga e Kosovës rikthehet me dy derbi

Sot do zhvillohen dy derbi mjaftë interesantë në kuadër të xhiros së dytë së Superligës së Kosovës.

Prishtina që në ndeshjen e parë mposhti Drenicën, do të përballet me Arbërinë, kjo e fundit fitoi ndaj Trepçës ’89, shkruan portali arbresh.info.

Kurse, Drenica e pret Besën e Pejës. Të dy skuadrat në ndeshjet e para kanë humbur, kurse sot synojnë të arkëtojnë pikëte plota.

Dy përballjet nisin në ora 16:00.