Tayna shfaqet joshëse dhe provokuese në imazhet e reja

Tayna kujdeset që gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes dhe as këtë herë nuk ishte më ndryshe.

Repereja e njohur para pak kohësh ishte në Paris dhe nga atje nuk munguan pozat të ndryshme, ndërsa disa të tilla i ka sjell edhe së fundi.

Reperja nga Prizreni postoi së fundi disa imazhe provokuese nga qyteti francez, e ku u shfaq tejet tërheqëse.

Foto: Tayna/Instagram

E veshur vetëm në një robdishan me ngjyrë të bardhë, teksa qëndronte në ballkonin e një ndërtesë që dhuronte një pamje të mrekullueshme të Parisit.

“I varur nga energjia ime? Prit në radhë”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e imazheve ku dukje në formë të mirë dhe pranoi komente të shumta nga miqtë dhe fansat e saj të shumtë.

Foto: Tayna/Instagram

Ndërkohë, Tayna po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme jashtë Kosovës, ndërsa gjithashtu po punon për albumin e ri që do të jetë i pari në karrierë.

Kënga e fundit e reperes është “Taka” që erdhi e vizuelizuar edhe me një klipi, i cili deri tani ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në YouTube.