Këshilltari për media i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, për Ekonomia Online e ka konfirmuar se të gjitha partitë politike të ftuara kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani.
Takimi do të mbahet të ejten, më 15 maj, dhe ka për qëllim zhbllokimin e situatës në Kuvendin e Kosovës përmes një dialogu ndërpartiak.
“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, tha Kupina.