Tentim vrasje në Klinë, e gjuajnë me armë derisa po lëvizte me veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tentim vrasje në Klinë.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe kishte vërejtur se dy xhamat e pasmë të veturës iu kishin thyer.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.