Tetë nga 16 të lënduarit në New York u plagosën me armë

Tetë persona u qëlluan me armë zjarri dhe tetë të tjera u lënduan në sulmin e armatosur që ndodhi në stacionin e metrosë në Brooklyn të New Yorkut të martën, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve i New Yorkut.

Për trenin u dhanë detaje të tjera, se treni ishte nisur drejt Manhattanit dhe bënte ndalesa të caktuara.

Treni po bënte ndalesën e përcaktuar në stacionin e Rrugës 59 përpara atij të Rrugës 36 kur u zbuluan se ishin shumë njerëz të qëlluar.