Tetë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Tetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

IKShPK njofton se sastet e vdekjes janë nga komunat: “Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç)”.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar 2.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 488 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 70.185 raste nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të vdekjes.