Tetë viktima dhe 256 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 538 testime të bëra kanë rezultuar pozitivë 256 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit tetë pacientë kanë humbur jetën dhe janë shëruar 565 të tjerë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Vau i Dejës, Dibër, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Mat, Sarandë, Fushë Arrëz, Selenicë, Kolonjë, Finiq, Poliçan.