Thaçi : KEK-u po punon me kapacitete të plota

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK)​, Njazi Thaçi, tha se KEK-u është jetik për qytetarët e Kosovës dhe janë duke punuar m e kapacitete të plota për prodhimin e energjisë elektrike.

“Konform kësaj punëtorët e KEK-ut, janë të angazhuar maksimalisht. Jemi duke punuar me kapacitet të plotë. Momentalisht i kemi në punë dy blloqe të TC ‘Kosova A’ dhe dy blloqe të TC ‘Kosova B’, momentalisht jemi duke prodhuar 800 MË  sikur çdo ditë tjetër. Po ashtu ne kemi një bllok rezervë për çfarëdo situate prej 130 MË të tjera” tha ai për RTK- në.

Sipas tij, puna është duke shkuar mirë.

“Kemi marrë vendim ku kemi reduktuar stafin, punëtorët në prodhim janë në punë, dua t’i falënderoj të gjithë punëtorët e KEK-ut për punën që po bëjnë” tha ai.