Thaçi: Shpreh solidaritetin e plotë me popullin kroat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për tërmetin që ndodhi në Kroaci, duke shprehur gatishmërinë që të ndihmojë shtetin e goditur nga tërmeti me ushtrinë e Kosovës.

Ai ka shkruar se populli kosovar solidarizohet me popullin kroat në këto kohë të vështira pandemike.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota po përballet me virusin COVID-19, tërmetet si ky i sotmi në Kroaci e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Shteti i Kroacisë uroj ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet që goditi Zagrebin. Si President i Republikës së Kosovës shpreh solidaritetin e plotë të popullit tonë me popullin mik kroat. Kurse, të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkaq, dy tërmete të forta, njëri 5.3 dhe të tjetri 5.0, goditën Zagrebin të dielën në mëngjes, ku deri në këto çaste një person ka vdekur dhe u shkaktuan dëme në ndërtesa.