TikToku, rrjeti social më i përdorur gjatë viti 2021

Sipas monitorimit të App Annie, njerëzit shpenzojnë mesatarisht 4.8 orë në ditë në telefonat e tyre. Sipas raportit të publikuar, gjatë vitit 2021 aplikacione telefonike janë shkarkuar 230 miliardë herë, derisa kanë shpenzuar 170 miliardë dollarë.

TikToku del të jetë aplikacioni më i shkarkuar në botë, derisa 90 për qind e përdoruesve e kanë kaluar kohën në të.

“Televizioni po vdes ngadalë pasi celulari vazhdon të thyejë rekorde pothuajse në çdo kategori si koha e shpenzuar, shkarkimet dhe fitimet”, deklaruar shefi ekzekutiv i kompanisë monitoruese, Theodore Krantz.

Ndërkohë, bazuar në parashikimet, TikToku do të kalojë 1.5 miliard përdorues aktivë deri në gjysmën e dytë të këtij viti.

Koha mesatare e shpenzuar në aplikacionet celulare është katër orë e 48 minuta, 30 për qind më shumë se nga vitit 2019. Llogaritjet janë kryer në Indi, Turqi, SHBA, Japoni, Meksikë, Singapor dhe Kanada. Ndërkohë, në Brazil, Indonezi e Kore të Jugut, përdoruesit kanë kaluar pesë orë në ditë.