Tmerruese, 627 të vdekur brenda 24 orëve nga koronavirusi në Itali (Foto)

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 4032, që do të thotë janë 627 viktima vetëm në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 5986 duke e çuar në rreth 47021 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 689 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5129.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 11181. Por, më  e keqja është se 3655 persona janë në gjendje kritike në Itali.