Tottenhami kërkon sulmuesin e Beshiktashit

Tottenhami është duke insistuar në transferimin e sulmuesit të Beshiktashit, Cyle Larin, raporton “90min”.

West Ham Unitedi po ashtu ka shprehur interesim për 26-vjeçarin, i cili është duke iu afruar vitit të fundit në kontratën e tij me klubin turk.

Beshiktashi mund të jetë i detyruar ta shesë Larinin në verë.

Larin këtë edicion në 42 ndeshje në të gjitha garat i ka shënuar 23 gola e i ka asistuar 4 tjerë. Ai është reprezentuesi i Kanadasë.