Tre persona të vdekur nga aksidenti në Autostradën Prishtinë – Shkup

Sonte rreth orës 19:00, ka ndodhur një aksident trafiku mes tre veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit, me ç’rast kanë humbur jetën tre persona.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.

“Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave”, tha Mehmeti.