Trump lanson rretin e tij, ‘Truth Social’

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lansuar para pak orësh aplikacionin e tij “Truth Social” dhe kjo paraqet një kanal të ri për të për komunikim me publikun, shkruan “Sky News” të hënën.

Trumpit i ishin bllokuar llogarit në rrjtetet sociale Twitter, Facebook e YouTube për shkak të rolit të tij në trazirat që ndodhën më 6 janar 2021 në Kongresin amerikan. Trump u akuzua se postimet e tij nxitën dhunë.

Aplikacioni është lansuar pas mesnatës sipas orës në SHBA dhe mund të shkarkohet tash për tash vetëm në App Store të Apple.

“Truth Social” (e vërteta sociale) është promovuar si platformë që inkurajon fjalën e lirë pa diskriminuar ideologjinë politike.

Më 15 shkurt, djali i madh i Trumpit, Donald Jr., postoi në Twitter një pamje të llogarisë së verifikuar të të atit në Truth Social, @realDonaldTrump, duke shkruar: “Bëhuni gati! Presidenti juaj i preferuar do t’ju shohë së shpejti!”.